Ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo ka folur për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Në një konferencë gjatë vizitës së tij në Tiranë, Pompeo deklaroi se miqësia mes dy vendeve tona do të ketë edhe 100 vite të tjera.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Pompeo deklaroi se SHBA do të ndihmojë vendin e Presidentit Zelensky të ringrihet pas konfliktit me Rusinë.
“Është kënaqësi që të jemi këtu. Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Trump, përkushtimi vijon po një soj. Në ’89 kam shërbyer në Evropë në kufirin e Gjermanisë Lindore. Ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani. 2 vite më vonë ajo liri erdhi në Shqipëri dhe që atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve qëndruan të forta. Unë kisha 1 mijë ditë e në ato ditë kam parë që kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri.
Isha një ushtar i ri. Kam shërbyer në Europë. Marrëdhënia mes dy vendeve tona ka qenë i shkëlqyer. Dy kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s dhe keni luftuar krah nesh kundër terrorizmit. Departamenti ynë i mbrojtjes. NATO të bëjë ato gjëra që duhet të bëjë. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO dhe e dija që do vinte një ditë që do ishim të afërt.
Kjo marrëdhënie e fortë e krijuar në kohë të ndryshme, me Shqipërinë është e veçantë. Tani po e shohim në Ukrainë, shohim që duhet edhe pas luftës të ndihmojmë që Ukraina të ringrihet. Ne do punojmë sëbashku. Kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po kaq të suksesshme. Unë kam shërbyer si në opozitë, edhe me shumicën, nuk ka rëndësi, duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë tonë. Faleminderit që punoni përkrah SHBA-së. Më bëni një ftesë kur të kemi 125-vjetorin” – tha Pompeo.
g.kosovari