Pjesëmarrja e Ronela Hajatit në Eurovizion me këngën ‘Sekret’ u kritikua jo pak, teksa u tha se organizatorët kërkuan që kënga e saj dhe një pjesë e kërcimit të censurohej pasi ishin tepër provokuese.
Megjithatë, një konkurrente tjetër kishte një performancë ‘guximtare’ dhe provokuese, ashtu si e Ronelës. Chanel përfaqësoi Spanjën me këngën latine ‘slowmo’, ndërsa ajo u shfaq në skenë me një veshje provokuese, të ngjashme me atë të Ronelës, dhe në këtë rast organizatorët e festivalit muzikor nuk reaguan.
Sipas The Sun, ata që reaguan ishin fansat dh ndjekësit, të cilët e kanë kritikuar ashpër këngëtaren spanjolle.
“Pse gratë spanjolle janë të veshur me tanga në skenë, megjithatë? Po përpiqen të marrin vota të lira nga burrat me eksitim :Ki pak respekt për veten.”- shkruante një ndjekës.
Një tjetër sugjeroi: “Spanja gati të vishte një tanga për të shkëputur vëmendjen nga kënga e keqe”.
Dikush tjetër bëri shaka: “Spanja po fiton absolutisht konkursin e tangave në Eurovizion”. Dhe një tjetër shkruante: “Është një konkurs kënge, jo një garë tangash”.
Njëri pyeti: “A duhet vërtet ta shohim atë me tanga?? Burrave mund ta pëlqejnë atë, por unë sapo kam pirë çajin.”