Finlanda ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në NATO. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht presidenti, Sauli Niinistö.
Vendimi i Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO ka rritur tensionet mes Helsinkit dhe Moskës.
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, telefonoi drejtpërdrejt për ta informuar presidentin Putin, që vendi i tij i ka bërë një kërkesë zyrtare NATO-s, e cila po përgatitet të përgjigjet, në takimin e ministrave të jashtëm në Berlin. Përgjigja e presidentit rus ishte e akullt: Braktisja e neutralitetit ushtarak të Helsinkit pas dekadash “është një gabim i rëndë” dhe përbën një kërcënim për Rusinë që nuk mund të mbetet pa përgjigje.
Ditët e fundit, Kremlini kishte kërcënuar një “hakmarrje tekniko-ushtarake”, e cila sugjeroi gjithashtu një vendosje të mundshme të armëve taktike bërthamore pranë rajonit të Balltikut. Putini ia sqaroi presidentit finlandez pasojat e vendimeve të tij, që “Nuk ka asnjë kërcënim nga ana jonë për sigurinë tuaj, por hyrja juaj në NATO do të ndikojë vetëm negativisht në marrëdhëniet me Rusinë”.
Teksa nga Kievi Mikhailo Podoliak, këshilltari më i afërt i Presidentit Voldymyr Zelenski, flet për një NATO të destinuar të zërë rrënjë “në periferi të Shën Petersburgut”, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov akuzon Perëndimin se tani ka shpallur “luftë totale hibride kundër Rusisë”.
Ndërkohë në Gjermani krerët e diplomacisë së vendeve aleate janë thirrur për të përgatitur terrenin për zgjerimin e planifikuar të NATOS.(Tgcom24/m.j