Të shtëna me armë janë shënuar pak çaste më parë në dalje të qytetit të Lezhës.
BalkanWeb raporton se një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një tjetër mjeti, tip “ML”.
Ende nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës.