Një ekspert britanik ka bërë deklaratën e fortë për avionin e zhdukur me 239 pasagjerë. Ai ka ngjallur shpresa se mund të gjendet avioni i rrëzuar Boeing 777 i Malaysia Airlines, i cili u zhduk më 8 mars 2014, që udhëtonte për në Pekin nga Kuala Lumpur, me 239 pasagjerë dhe ekuipazhin.
Inxhinieri britanik, tepër i aftë në punën e tij, beson se piloti pak para rrëzimit, mund të ketë qenë duke u ndjekur, gjë që dëshmohet nga disa manovra të pazakonta gjatë fluturimit.
Richard përdori një analizë shumë të sofistikuar të Raportuesit të Përhapjes së Sinjalit të Dobët për të gjurmuar 160 “alarme” të veçanta të regjistruara në frekuencat e tij radio për të përcaktuar rrugën e fluturimit të avionit në fjalë dhe vendndodhjen e mundshme të mbetjeve të tij në një zonë të njohur si harku i shtatë.