Të hënën pritet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që opozita të dorëzojë kandidaturat për presidentin e ri të vendit, por kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se opozita nuk do të dalë dot me propozime të përbashkëta. I ftuar në Report Tv, Duka thotë se nuk do ketë një emër të hënën për shkak të ngërçit në të cilat ndodhen negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Duka shpjegon se ky ngërç po nodh për shkak të mosdakordësisë mes grupet e Partisë Demokratike, ku nga njëra anë Enkelejd Alibeaj nuk mori pjesë sot në takimin me maxhorancën, ndërsa propozimet e ‘Rithemelimi’ nuk pranohet nga PS.
Vendosëm piketat! Mediu: Nëse opozita s’është unike, ne s’bëhemi pjesë! Idrizi: Qeveria garantoi jo proces të njëanshëm
“Nuk është lakuar asnjë emër. Alibeaj ka bërë një draft që ndoshta nuk aprovohet nga maxhoranca dhe nuk pranon të bëjë takime. Negociata janë gjysmake, është nën ngërç se Alibeaj është shprehur kështu se ndoshta edhe mund të mos vazhdojnë negociatat me Alibejan. Rithemelimi nuk preferohet që të jetë nga maxhoranca. Puna ka ngel te partitë e vogla që besoj se nuk do zgjidhin ndonjë gjë. Duke bërë thirrje që opozita të përfaqësohet nga disa emra që të hidhen në tavolinë dhe mund të selekohet një emër, por duket e vështirë. Ajo që kërkon Alibeaj, që presidenti të jetë anti-komunist, për mua nuk qëndron, nuk besoj se maxhoranca duke qenë se është parti e majtë, që ka simpatizantë që ideologjikisht janë të komunist, të mund të pranojë një gjë të tillë”, tha Duka në Report Tv
Për shkak të përçarjes së PD-së, Duka thotë se do jetë shumë e vështirë gjetja e një figure konsensuale, por sipas tij edhe procesi i negociatave do jetë më i vështirë me partisë e vogla opozitare pasi kanë asnjë ndikim në këtë proces nëse kampi blu nuk gjen një frymë bashkimi.
Si një përpjekje të fundit për të ‘shpëtuar’ procesin e zgjedhjes së presidentit dhe për të mos e lënë atë në dorën e PS, Duka sheh si zgjidhje propozimin e kandidaturave nga opozita dhe të marrin 20 firma nga deputetët e PD-së të ndarë tashmë në tre kampe, për t’i dorëzuar në tryezën e diskutimeve me maxhorancën.
Na ngelet të nxjerrim ndonjë emër, të bëjmë një përpjekje të fundit. Ndoshta është rruga e vetme që të marrim firma nga gjithë këto grupe të opozitës, mund të ishte një konsensus brenda opozitës, në mënyra të tjera nuk mund ta bëjmë këtë punë. Mund të marrim aprovim për një emër nga disa deputetë. Mund të jetë një përpjekje e fundit. Duhet të marrim një iniciativë të shpërndarë në mënyrë normale, të marrim firmat e 20 personave, të tentojmë të kalojmë një president që tenton të jetë mbi palët por vjen nga e djathta”, tha Duka në Report Tv.
Ndalur në identikitin e presidentit të ri, Duka shprehet se nuk ka asnjë problem nëse vjen nga politike, pasi është e rëndësishme që ai të ketë një backgroudn politik. Por sipas tij, nuk duhet të jetë në një moshë të re deri në 50 vjeç, në mënyrë që të mos ketë ambicie për tu kthyer në politikë sepse nuk do të qëndrojë dot mbi palët.
“Nuk jam dakord që të mos jetë politik, s’ka asgjë të keqe që të jetë një njeri me background politik, i cili tashmë mund të mos jetë në politikë aktive, është në fund të ciklit të tij politik. Të jetë një moshë e re 50 vjeçare që synon të kthehet në politikë, nuk mund ta bëjë mbi palët. Ka një tentativë nga shoqëria civile që të përjashtohet politika.”, tha Duka.
Partia Socialiste zhvilloi sot bisedimet me partitë opozitare për zgjedhjen e preisdentit të ri, më konkretisht me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, ndërsa më pas me Fatmir Mediun e Partisë Republikane dhe Agron Duka i partisë Agrare Ambientaliste. Ndryshe nga kolegët e grupeve të tjera parlamentare, Enkeleid Alibeaj nuk do të ulet në negociata me mazhorancën, nëse nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri. Me shumë gjasë e hëna e raundit të parë të votimit, do të kalojë pa asnjë emër kandidati./m.j