Blendi Gonxhe, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve dhe Transportit Rrugor për Shqipërinë, tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt” një rast nga përditshmëria në kryeqytet kur për pak sa nuk shkaktoi një aksident.
“Duhet të kemi shumë kujdes me rrugën dhe mënyrën si ndërhyjmë në rrugë. Kemi rrugën te Pallati i Sportit, te pjesa e stadiumit të lojërave me dorë Asllan Rusi. Nuk kam bërë asnjëherë aksident në jetën time, jam një shofer pa aksidente në 32 vite në timon. Nga gjethet e rrugës të mbjella në mes mu shfaq një ditë një zotëri që desh mu hodh në kofano. Aty kishte një dalje që nuk ishte e bllokuar. Çfarë do të bëjmë me atë ndarje? Diku tjetër është një ekran aq i fortë led në një kryqëzim që të shkatërron komplet pamjet e semaforit, diku tjetër semafori bllokohet nga një tabelë. Shoferëve bjeruni sa të doni por jepuni dhe atë që u takon.”, rrëfeu Gonxhe.
/a.r