Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në një prononcim për mediat për të sqaruar vendimin e mazhorancës për të rrëzuar rezolutën e Serbrenicës e propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Balla tha se mazhoranca do të rrëzojë çdo propozim që do të mbajë firmën e Berishës pasi është shpallur “non grata” nga SHBA.
“Qëndrimi i sotëm i yni kishte të bënte me faktin dhe vendimin e marrë prej nesh se një prej deputetëve propozues në kërkesën e depozituar quhet Sali Berisha deputet i pavarur në Kuvend, i cili me vendimin që ne kemi marrë është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi që mund të vijë me firmën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kemi marrë vendimin të rrëzojmë çdo propozim të tij. Sa herë të depozitohen, kërkesa propozime që do të mbajnë firmën e këtij deputeti ato do të rrëzohen”, u shpreh Balla.
/a.r