Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla është përpasur me deputetin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Nga foltorja, Balla akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte furnizuar me naftë ushtrinë serbe. Ai tha edhe se Berisha nuk duhet të jetë fare në sallën e Kuvendit, por Bylykbashi ndërhyri.
Pjesë nga debati:
Taulant Balla: Ti je kot fare, duhet të mbash përgjegjësi për këtë, ndaj ne kemi shumë të drejtë, nuk parashkruhet kjo, shkelja e embargos nuk parashkruhet. Ti s’duhet të jesh fare në këtë sallë
Oerd Bylykbashi: Flet nga vendi, nuk dëgjohet
Taulant Balla: Ti qëndro tek vrima e Saliut, rri aty dhe e ke qarë atë punë.
g.kosovari