Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të jenë më tepër prezente në vend duke u zhvilluar përkohësisht, duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të thella malore.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vendet Lindore do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta cilat do të sjellin reshje të pakta dëbore. Po ashtu me vranësira të shumta por me reshje në formë shiu paraqiten Britania e Madhe dhe pjesërish Europën Qëndrore. Ndërsa nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesa më e madhe e Europës.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në vend, por nuk priten reshje.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes i bëjnë më të dukshme vranësirat në territorin e MV duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
g.kosovari