Kryeministri Edi Rama foli sërish për çështjen e 21 janarit, duke thënë se nuk mund të rrijë kokë ulur çdo vit para atyre njerëzve. Sipas kryeministrit, u shpreh se nuk është në krye të vendit për të marrë medalje panashmerie nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërsa theksoi se sa më shumë urë të rrish aq më shumë të godasin.
“Unë nuk jam ekspert, e vetmja gjë që mund të bëj për këtë reformë është se PS nuk bën politike me draftin e reformës. Këtë kam bërë unë. Kjo pyetje nuk do të vinte në rast se ata kishin bërë punën e tyre. Por unë nuk dot të rri dhe të pres çdo 21 janar dhe të rri me kokë ulur para atyre më shikojnë në sy dhe ata nuk e thonë, por jam i bindur që e mendojnë. Ata thonë që ja dhe Edi Rama nuk e ka mendojnë tek plaga jonë dhe ne jemi shitur nga të 4 anët. Pse për të marrë medalje paanshmërie nga komuniteti ndërkombëtar rri këtu unë ?! Këtu sa me konstruktiv të jesh aq më shumë të godasin, e të japin mend sa më shumë të bësh rolin e qenit aq më shumë të thonë prit mos e ngacmo se do na lehë më fort” u shpreh Rama.
Më tej Rama u shpreh se pa vullnetin e tij dhe mbeshtetjen nderkombetare, reforma ne drejtesi nuk do te ishte bere.
“Ne nuk kemi punë të bëjmë punët e drejtësisë, se çfarë kam bërë punë, po ju them pa asnjë dyshim, kam udhëhequr reformën më të madhe të republikës, edhe të mbretërisë po të doni, të cilën e kemi bërë ne me mbështetjen e pakursyer të SHBA. Po të mos isha unë në një gjatësi valë me liderët e tjerë të politikës shqiptarë ta harroni se do të ndodhte kjo. Nuk do të ndodhte. Me detyrim nuk na i bënin dot”, tha kryeministri.
g.kosovari