Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kreut të Kushtetueses Bashkim Deda, i cili do të hetohet për fshehje pasurie dhe deklarim te rreme.
SPAK ka vendosur të sekuestrohen pasuritë e ish kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës se Lartë, Shkëlzen Selimi, pasuritë e ish gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.
Kujtojmë që ish kreu i GJK dhe dy ish- gjyqtarët u shkarkuan pas procesit të vetingut.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte regjistruar në datën 7.5.2020 procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Krahas akuzës, SPAK kërkoi edhe sekuestrimin e pasurisë së Bashkim Dedjës pak muaj më parë me argumentin se ajo ishte fshehur. Bëhet fjalë për një banesë të Dedjës në Golem të Kavajës. Kërkesa e SPAK u pranua dhe në prill të vitit të shkuar GJKKO vendosi ta pranojë kërkesën.
Bashkim Dedja ishte ndër emrat e parë të shkakuar nga Sistemi i Drejtësisë pas fillimit të funksionimit të organeve të vettingut. Në vendimin e atëhershëm, KPK konstatoi se Dedja nuk justifikonte donte pasurinë, specifikisht një pronë që kishte në Tiranë me të vëllanë. Më pas, SPAK nisi hetimet duke zbuluar se ai kishte edhe një pronë në Golem.
VENDIMI I GJKKO-së
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:
• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.
g.kosovari