“Babis Anagnostopoulos është një person egocentrik, narcisit , posesiv, arrogant, posesiv dhe me mungesë të theksuar ndjeshmërie. Nuk i interesonte as fëmija i tij.”
Ky është profilit i shëndetit mendor të Babis, sipas psikologes-psikiatre e cila dëshmoi sot para Gjykatës për rastin e krimit në Glyka Nera.
Babis vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare, në sy të fëmijës së tyre 11-muajshe rreth një vit më parë në Glyka Nera, Greqi.
Për të mos mjaftuar kjo, Babis vari qenin e familjes te shkallë, për të mbuluar gjurmët e krimit tragjik, e për tu dukur sikur në shtëpi kishin hyrë hajdutë.
Mjekja e ka folur për personalitetin e Babis dhe ka argumentuar se i pandehuri ka çrregullime të shëndetit mendor.
Sipas analizës së saj, Babis është një person që kërkon shumë vëmendje, ndërsa nuk ka pikën e ndjeshmërisë dhe emocioneve.
Konkretisht, psikiatria tha se Babis ka karakteristika të çrregullimeve psikopatike apo antisociale që mund të çojë në shpërthime nervore.