Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga populli.
Kryemadhi kritikoi edhe grupin parlamentar të PS-së dhe qeverinë teksa tha se përbërjen e kësaj të fundit nuk e lidh asgjë me socialistët.
Kryetarja e LSI tha se Veliaj dhe Rama janë bashkë në aferat e inceneratorëve, por sipas saj kryebashkiaku i Tiranës sot drejton fijet e dikurshme të Saimir Tahirit.
“Sa i përket çështjes së presidentit, kush mendon se ka një proces serioz, bëhet qesharak. Sot Kushtetuta ia lejon mazhorancës ta zgjedhë me 71 vota.
Nëse mazhoranca do të kishte vullnet për të mos e zgjedhur në mënyrë të nëjanshme, le t’ia jepte popullit ta zgjidhte me referendum. Për mua neveria më e madhe është përdorimi i një grupi deputetësh, disa për karrierë apo për të qenë peng i Edi Ramës, duke u bërë fasadë dhe për të noterizuar aktet e paligjshme të Ramës.
Ne kemi sot një strukturë parlamentare ku deputetët e PS janë në rresht për një dhe nuk kanë integritetin dhe guximin për të kundërshtuar kryeministrin. Ju e mbani mend kur i kanë hedhur dekrete poshtë zotit Nano apo Meta qoftë edhe për emra ministrash. Po të shohësh, nuk ka asnjë lidhjes mes Partisë Socialiste dhe qeverisë. Pra e gjitha është kthyer në një farsë.
Sot shembulli që mund të kundërshtojë Edi Ramën është Erion Veliaj. Sot Veliaj drejton të gjitha fijet e prera të Saimir Tahirit dikur. Qoftë për sipërfaqet e ndërtimit e të tjera”-tha Monika Kryemadhi.
Teksa shohim qe sulmon kreun e bashkise se Tiranes, ajo qe mund te pyesim eshte se: E paska seriozisht Ilir Meta idene e kandidimit ne emer te opozites “Rithemelim” plus LSI ne Tirane, teksa po i jep nje “dore” Kryemadhi, kryetarja ne ikje e LSI?!/m.j