Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar mbledhjen e kryesisë së vogël të grupit parlamentar, të cilën e paralajmëroi Enkelejd Alibeaj disa ditë më parë.
Në një prononcim për mediat, Salianji thotë se nuk ka pasur njoftim, ndaj nuk ka shkuar në këtë mbledhje. Sipas tij nuk është përmbushur kuorumi për të zhvilluar një mbledhje të tillë.
Ndër të tjera, Salianji ka komentuar draftin e Grupit Parlamentar të PD-së për zgjedhjen e Presidentit. Ai komentoi pikën ku thuhet se Presidenti nuk duhet të jetë një njeri politik, për të cilën u shpreh se nuk është dakord.
“Sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupuit parlamentar. Doja që të përfshiheshin dhe deputetët e PD-së të Rithemelimit. Ka pasur një dakordësi nga zoti Boçi. Praktika parlamentare e PD-së, ne funksionojmë me rregulloren e Grupit Parlamentar, dhe jo të Ramës.
Kam komunikuar me pjesën më të madhe të tyre, dhe nuk kam pasur një njoftim të kryesisë së grupit parlamentar. Nuk kishte një kuorum prej 3 vetash. Të thuash që kandidati për President të mos jetë përrfshirë në politikë në 5 vitet e fundit, do të thotë t’i shkosh prapa Ramës.
Presidenti i republikës, nuk është një azil luksi. Duhet të jetë i përfshirë në politikë. Të gjitha këto na bëjmë që të zhvendoset vëmendja dhe i shërben Ramës” – tha Salianji./m.j