Prokurorët francezë kanë konfirmuar se kanë gjetur trupin e femrës xhihadiste, e cila ishte pjesëmarrëse në sulmet e Parisit vitin e kaluar. Ajo atë ditë e kishte të veshur jelekun vetëvrasës, por nuk arriti ta aktivizojë atë, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express. Hasna Aitboulahcen, 26 vjeçare, vdiq në një apartament të Saint-Denis së bashku me udhëheqësin e këtyre sulmeve, Abdelhamid Abaaoud. Por familja e Aitboulahcen besojnë se ajo ishte e pafajshme. Avokati i familjes së saj, Fabien N’Doumou tha se ajo mund të ketë qenë qëlluar nga policia. Ai gjithashtu tha se Hasna Aitboulahcen është një viktimë. “Ajo ishte nën presion nga kushëriri i saj i cili e kërcënoi familjen e saj dhe familjet e miqtë e saj”, tha avokati i familjes Aitboulahcen. Ajo vdiq pesë ditë pas sulmeve terroriste më 13 nëntor në Paris, në të cilën u vranë 130 njerëz të pafajshëm, shkruan Daily Mail.
Përktheu: Morena Kokollari