Efektivët e policisë së Tiranës kanë nisur një aksion në akset kryesore të kryeqytetit pas aksidentit të sotëm në rrugën e Kavajës ku drejtuesi i saj, Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike desh i mori jetën një familjeje prej 3 anëtarësh.
Sipas informacioneve patrulla të shumta policie janë shpërndarë në akset hyrëse, dalëse si dhe në rrugë të tjera kryesore në Tiranë ku po verifikojnë mjetet, kryesisht ato luksoze.
Aktualisht efektivët po kryejnë teste të alkoolit për drejtuesit e mjeteteve por edhe atë të përdorimit të lëndëve narkotike.
Shpejtësia tej normave të lejuara, mos respektimi i semaforit dhe manovrat e gabuara, janë ndër faktorët kryesorë që janë bërë burim aksidenti./m.j