Policia në Sarandë ka vënë në pranga Ibrahim Dudën, i cili goditi me thikë dy vëllezër adoleshente pasi i shtypën qenin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar Dudës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 24 prill në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”.
Kujtojmë se zënka mes 43-vjeçarit dhe dy vëllezërve adoleshente 16 dhe 18 vjec ndodhi për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i shtypën me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.
Pas ngjarjes Duda u arratis. Ai njihet si përdorues i drogave të forta, dhe është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë./m.j