Pas vjedhjeve të shumta të regjistruara muajt e fundit në luginat e Fiemme dhe Fassa, tre persona janë vendosur në prangat e Policisë. Sipas mediave italiane, në pranga kanë përfunduar tre të rinj shqiptarë, të cilët u ndaluan për një kontroll rutinë nga patrulla e Policisë.
Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët u befasuan kur panë në mjet, para, xhevahire, veshje dhe mjete të ndryshme me origjinë të mundshme vjedhurazi.
Atë natë, banorët e zonës kishin telefonuar Policinë duke denoncuar grabitje gjatë natës. Madje, njëri tregoi se hajdutët i ishin futur në shtëpi dhe në dhomën e gjumit teksa ai ishte duke fjetur.
E po të njëjtat sende që mungonin, u gjetën në makinën e shqiptarëve që prej muajsh ishin kthyer në tmerrin e zonës ku edhe operonin. Shqiptarët janë arrestuar, ndërsa sendet u janë kthyer pronarëve./m.j