Reperi i famshëm 2Pac Shakur raportohet se është gjallë dhe prej shumë vitesh shijon natyrën dhe plazhet e Kubës, ku është fshehur që prej vitit 1996. Revista online “Reporterz” ka publikuar një fotografi të këngëtares Rihanna së bashku me reperin, i cili u vra më 7 shtator të vitit 1996 në Las Vegas. Reporterz shkruan në artikull se të gjitha këto, por edhe autopsia e shpejtë dhe mungesa e një funerali për këngëtarin e famshëm të muzikës rap, shtojnë edhe më shumë bindjen se ai është gjallë dhe plot 44 vjeç. Ky raportim i radhës mbërrin pas atij të një viti më parë, ku po përmes një fotoje u përhap me shpejtësi se Shakur është fotografuar në plazhet e Zelandës së Re. Zyrtarisht, 2Pac Shakur u vra në moshën 25-vjeçare pasi ndoqi më parë një ndeshje boksi mes Mike Tyson dhe Beson, por shprehja thotë që “legjendat nuk vdesin kurrë”, e ndoshta kjo ka ndodhur edhe me të.