Deputetja e PD-së, Grida Duma ka ndarë në rrjetet sociale një moment të fundjavës së saj. E veshur sportive, Duma ka publikuar një video në Instagram përmes së cilës ka një këshillë për gjithë qytetarët.
Ajo iu drejtohet qytetarëve duke thënë se duhet të gjejnë kohë për vetë, pasi nëse nuk çlirojnë energjitë e grumbulluara nuk do të munden të punojnë dhe të zgjidhin problemet që kanë.