Avokati i Hekuran Markut ka folur pas përfundimit të seancës së ditës së sotme në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ku togat e zeza caktuan arrest me burg për klientin e tij.
Ai u shpreh se Hekuran Marku ka kundërshtuar me forcë deklaratat e Eltjon Bregasit për implikimin e tij në trafikun e narkotikëve ndërsa shtoi se me këtë të fundit, Marku është njohur gjatë fushatës elektorale, kur shoqëronte ish-ministrin Saimir Tahiri.
“Njohja e tij është vetëm në kuadër të fushatës elektorale të vitit 2015. Agustin Deda po ndjek rrugën ligjore për të dalë e drejta e tij. Do të pritet të përfundojë procedurat e ekstradimit. Di që po ndjek rrugë ligjore për ekstradimin që kanë kohën e tyre. Sot iu komunikua masa e sigurisë që është marrë në mungesë. E ka të domosdoshme të marrë para gjykatës të njihet me vendimin. Hekuran Marku ka filluar punën në vitin 2013 si pjesë e gardës në cilësinë e rojes së ish ministrit Tahirit.
Në kuadër të fushatës elektorale ka rastisur që është njohur me Eltjon Bregasin në kuadër të fushatës elektorale. Nuk është marrë Hekuran Marku me fushatë elektorale. Në kuadër të asaj fushate është njohur me Bregasin. Sipas akteve ka rezultuar që Bregasi ka referuar fakte që implikojnë Hekuran Markun, që Marku i kundërshtoi me forcë në këtë seancë gjyqësore”, tha avokati
g.kosovari