Sotiraq Beçi (Beci), 38 vjeç është arrestuar në Tiranë për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
38 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema” pasi ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
Ky person është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.
g.kosovari