Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, është arrestuar ditën e sotme në kushtet e flagrancës nga Policia e Lezhës pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.
Ai akuzohet për vjedhjen e disa shtëpive në Spanjë, përfshirë vilën e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema. Ndërkohë, themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar arrestimin e Prodanit, pasi thotë se nëse do të shihte vjedhur shtëpinë e Leo Messit, atëherë do ishte bërë ministër.
Postimi i plotë:
Ky drejtori Ujësjellësit që u arrestua, kishte vjedh 40 shtëpi në Spanjë, përfshi dhe vilën e Karim Benzema.
Po të kish vjedh Ronaldon do zgjidhej deputet.
Po të kish vjedh Leo Messin do emërohej Ministër.
Ju dhjefsha diplomat të gjithëve ju që jeni pa punë.
Harrojeni karrierën, nëse nuk keni ca vite burg”, shkruan Spahiu.