Një vrasje ka ndodhur mesditën e së shtunës në Tiranë, ku një 60-vjeçar është goditur për vdekje me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Harry Fultz” rreth orës 11:15. Viktima është 60-vjeçari me Ilir Kapo. Ky i fundit u godit me thikë nga 37-vjeçari Olgert Dhimitri pas një sherri mes tyre. Të dy kanë qenë në lokal dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen.
Nga burime të grupit hetimor, mësohet se autori është në gjendje të dehur. Mendohet se viktima dhe autori njihen mes tyre pasi banojnë në të njëjtën lagje. Dyshohet se autori është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Pas debatit në lokal, të dy dolën jashtë dhe u konfliktuan, ku 37-vjeçari goditi me thikë. 60-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r