Drejtori i Ujësjellësit në Kurbin, Alfred Prodani, u arrestua sot nga Policia e Lezhës pasi kërkohej për vjedhje me dhunë në Spanjë.
Kujtojmë që 41-vjeçari është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhej se drejtori kishte vjedhur shtëpinë e yllit të Realit të Madridit Karim Benzema.
“Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema,” thuhej në mesazh.
Prodani do të reagonte asokohe duke i hedhur kategorikisht akuzat.