Me tone të ashpra nga Asambeja e PS, Edi Rama tha se sot SPAK po heton Ardian Dvoranin, i cili është shpallur kampion i luftës antikorrupsion nga SHBA. Ndërkohë që, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nuk hetohen.
Rama tha se ky sulm ndaj Dvoranit ka ardhur pas denoncimit të Ilir Metës.
“Më thoni sa prokurorë e gjyqtarë të korruptuar janë sot nën hetim? Zero! SPAK-u shkon e bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin që sot jeton në një apartament të para viteve 90. Dhe këtë hetim e nis direkt pas një kërkese të atij që dhe për pak ditë liron zyrën e presidentit. Dhe që e gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë në SPAK” – tha Rama.
Ai sulmoi edhe Sali Berishën, teksa e quajti “non grata e madhe me shpurën e tij”.
“Na tregojnë neve se nuk ulen të negociojnë me ne për Presidentin, po nuk ua dhamë atyre presidencën. Siç thoshte një plakë rome, të kesh dy… një ta mbash e një ta çash. Po ja përsëris SPAK-ut, keni për të hetuar nga PS këdo, bujrum hetojeni. Por realisht po hyni në kohën shtesë me të keqen në këtë vend. Dhe deri tani e keqja kualifikohet dhe ju skualifikoheni” – tha Rama.
/a.r
Dvoran 100 miljonshi hahaha kryejajdut
Cfar KM??!!!!