Vdekshmëria gjatë dy viteve të pandemisë në vendin tonë është disa herë më të larta se vdekjet në periudha normale. Të dhënat e vdekshmërisë në vend tregojnë se mesatarisht gjatë një vitit në Shqipëri humbasin jetën 22 mijë persona.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, numri i vdekjeve në 2020 ishte 27.605 persona, duke patur një rritje prej 25,8 %, krahasuar me vitin 2019, ose mbi 5600 humbje jete më shumë.
Bilanci më i rëndë i vdekshmërisë në vendin tonë ishte gjatë vitit 2021. Numri i vdekjeve vjetore arriti në 30.580 persona, duke pësuar një rritje me 10.8%, krahasuar me 2020 dhe 40% më shumë se sa vitit 2019 para pandemisë. Vala e pandemisë në vendin tonë ishte më e ashpër gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 ku edhe u zyrtarisht u regjistrua numri më i madh i viktimave nga Covid.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë vitit 2020 dhe deri më 31 Dhjetor 2021 janë raportuar zyrtarisht 3217 viktima nga Covid 19. Ndërkohë që numri i mbivdekjeve gjatë këtyre dy viteve sipas INSTAT është 14300 vdekje. Ose thënë ndryshe, vdekjet gjatë dy viteve të pandemisë janë 4-herë më të larta se sa vdekjet zyrtare të raportuara nga autoritetet shëndetësore.
Ky shqetësim u ngrit edhe në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila raportoi se vdekshmëria në rang global është 3-herë më e lartë se sa vdekjet zyrtare të raportuara.
/a.r