Sulm terrorist në Izrael. Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin qendror izraelit Elad.
Mediat izraelite raportuan se dy sulmues, të armatosur me thika dhe sëpata shënjestruan kalimtarët në një park. Një hetim është duke u zhvilluar, me policinë që ka vendosur postblloqe dhe ka kontrolluar automjetet.
Sipas BBC, sulmi ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Izraelit, një festë publike që shënon themelimin e vendit. Autoritetet lokale në Elad kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë brenda. Shumica e popullsisë së qytetit janë anëtarë të komunitetit hebre ultra-ortodoks të Izraelit.
Incidenti vjen pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse të kryera nga palestinezët dhe arabët izraelitë në javët e fundit, periudha më vdekjeprurëse e sulmeve në Izrael që nga viti 2006.
/a.r