Sot mbushen tre vjet nga dita kur major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj ranë në krye të detyrës, teksa ishin me mision në kuadër të NATO-s në Letoni.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka kujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, duke u shprehur se: “Përkushtimi dhe sakrifica sublime e major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj është shembulli i vështirësive dhe rrezikut që përballen ushtarakët shqiptarë në detyrat brenda dhe jashtë vendit. Tre vite më parë major Tanushi dhe nëntetar Hasanaj ranë në krye të detyrës në një angazhim dhe mision, i cili sot tre vite më pas, rezultoi të jetë sa i drejtë aq edhe i domosdoshëm”.
Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “Enhanced Forward Presence” në Letoni, humbën jetën, gjatë kryerjes së detyrave luftarake.
/a.r