Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në Fier. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit në një banesë të braktisur.
Ka qenë era e keqe e cila i çoi banorët drejt vendit, ku për pasojë gjetën edhe trupin e pajetë.
Mësohet se viktima është identifikuar si Julian Prifti rreth 40 vjeç.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
g.kosovari