Kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e Kuvendit Kombëtar të 30 prillit për shkarkimin e tij nga ky post.
Në një prononcim për mediat përpara fillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj është pyetur nëse do vijojë takimet kur Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh më si kryetar.
Alibeaj është shprehur “e çfarë pastaj”. Më pas, ai shton se Grupi Parlamentar ndjek një axhendë të përcaktuar parlamentare dhe se gjatë kësaj mbledhje, do të diskutohet për aksionin politik të PD-së në vijim.
Gazetarja: Komisioni i Rithemelimit nuk ju njeh si kryetar të grupit parlamentar, a do vijoni me mbledhjet dhe a i keni thërritur të gjithë deputetët?
Alibeaj: E çfarë pastaj.
Gazetarja: Janë deputet të PD-së.
Alibeaj: Nuk është kjo çështja kryesore. Grupi parlamentar do ndjekë axhendën parlamentare. QË nga e sotmjua, që duhet të ishte kjo. Fitorja e banorëve të Rinasit, që deputetët tanë iu ndejtën pranë. Bënë një fitore të vogël. Çështje të tjera janë ato të komitetit të posaçëm për praktikat korruptive për investimet strategjike. Unë kam detyrimin t’i thërrasë të dëgjojë zërin e deputetëve të Grupit Parlamentar. Për mbledhje të grupit parlamentar, ka një rregullore që përcakton të drejtat e çdo instance. Në rregullore ka një nen, neni 4 që përcakton se mbledhjet e grupit thirren dhe drejtohen nga kryetari i grupit parlamentar. Është një detyrim që do të duhet të ushtrohet nga kryetari i grupit. Ajo që është e rëndësishme, është se për këto çështje, aksionin politik, do duhet të dëgjohet zëri i secilit deputet. Në fund do ketë një deklarim për shtyp.
g.kosovari