Eshtrat e një njeriu u gjetën ditën e sotme në Vlorë. Ishte një grua ajo e cila i zbuloi e më pas telefonoi policinë pasi ka konstatuar eshtrat në një grumbull dherash pranë banesës së saj.
Për mediat ajo tha se kishte parë kafkë njeriu dhe dy eshtra të tjera, të cilat kanë qëndruar aty për disa javë.
“Ishte një kafkë koke njeriu dhe dy-tre eshtra të tjera. Erdhi policia, i morën. Makinat i kanë sjellë. Ka një dy javë aty”, thotë ajo.
g.kosovari