Kryesia e PS ka zgjatur disa minuta, kjo për shkak se kryeministri Edi Rama do të fluturojë për në Varshave ku do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.
Rama: Duke qenë se duhet të nisem për në Varshave sepse është konferenca e donatorëve për Ukrainën do të doja të ishim shkurt
Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes në zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në asamblenë kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në kryesi që burojnë nga detyrimet në funksion të plotësimit të kuadrit të rregullave të funksionimit të partisë
Pati një informacion nga grupi i posaçëm dhe sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë.
Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit.