Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë përfunduar tashmë misionin e tyre në Kryeqytet dhe pritet që të japin një konferencë për shtyp këtë të premte në orën 19:00 në lidhje me draftin e reformës në drejtësi. Në mbyllje të takimit të tyre me ekspertët e nivelit të lartë për reformën, delegacioni i Komisionit të Venecias i është drejtuar një restoranit ku do po drekojnë me kreun e Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Albana Shtylla dhe shefi kabinetit Sokol Dervishaj.
Në dalje të kryesisë së kuvendit, për median ka folur eksperti i nivelit të lartë Genti Ibrahimi, i cili tha se pas diskutimeve me delegacionin e Komisionit të Venecis, këta të gundit kanë legjitimuar plotësisht draftin e bërë për reformën. Ibrahimi tha se janë diskutuar një sërë çështjesh teknike ndërsa në lidhje me çështjen sensitive të formulës së votimit, ku ndahen dhe maxhoranca dhe opozita, Ibrahimi ka reervuar të japë një koment.
“Për çështjet sensitive do ketë raport përfundimtar”, tha Ibrahimi.
Delegacioni i komisionit të Venecias qëndron në Tiranë që prej të së mërkurës, teksa ka patur takime me të gjitha palët e interesuara në reformën në drejtësi.
Eksperti Genti Ibrahimi, pas takimit me reporterët e komisionit të Venecias tha se drafti i ekspertëve është i legjitimuar nga Komisioni i Venecias.