Dj Sardi Shehu njihet si një natyrë e qetë dhe e përmbajtur, megjithatë ka situata që e nxjerrin nga vetja.
Një kamër e fshehtë nga emisioni ‘Piranjat” ka nxjerrë në pah një anë të karakterit që nuk e kishim parë më herët: impulsivitetin. DJ shqiptar u nis për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e organizuar në bashkëpunim me gruan e tij, iu kthye në një ‘ferr të vërtetë’.
Jonisa i kishte marrë atij të gjitha paratë duke ia lënë portofolin bosh. E përveç lekëve i kishte marrë edhe USB. “A je në terezi apo nuk je në terezi, çfarë halli ke? Çfarë njeriu që je.”- i thotë ai i nxehur teksa detyrohet të kthehet nga rruga. Pasi riniset ai përballet me disa oficerë policie që i kërkojnë të bëjë testin e alkoolit dhe i thonë se ka bërë parakalime të gabuara.
Pa mbërritur në lokalin ku do performonte atij iu tha se clubi kishte një bashkëpronar të ri të cilin artisti nuk e njihte. Sipas planit ai do sillej sikur muzika e Sardit nuk i pëlqente dhe se ishte fans i këngëve folklorike të veriut. Shoku i tij i dërgon mesazhe Sardit dhe i kërkon të luajë ndonjë këngë popullore. Por edhe pse ishte ai personi që i bëhej kamera e fshehtë, Sardi u thotë të pranishmëve se pronari i ri ka vendosur t’i qerasë me shotsa.
Kamera e fshehtë ishte aq ‘tragjike’ saqë ishte planifikuar që një tiktok-er t’i vidhte makinën DJ. Pika kulmore ishte pasi bashkëpronari i ri nuk u kënaq nga performanca e Sardit duke refuzuar ta paguajë. Gjë që sigurisht nuk u prit aspak mirë nga Dj që u nervozua si asnjëherë më parë. Shto këtu edhe faktin që makina e tij nuk po gjendej. “Ma gjej tani direkt makinën…Vetëm ti e di kush ka dalë. Del i vdekur ti sot! Po të them edhe njëherë se nuk del gjallë…”-kërcënoi Sardi ‘bashkëpronarin e ri’. Më pas situata u qetësua pasi Sardit i treguan se ishte kamera e fshehtë. “Nuk duhet të kesh besim te asnjë, as tek gruaja”– tha ai.
g.kosovari