Presidenti Volodymyr Zelensky e filloi fjalimin e tij mbrëmjes për 156 civilët që u evakuuan në qytetin qendror të Ukrainës, Zaporizhzhia të martën.
Grupi ishte strehuar në fabrikën e rrethuar Azovstal në Mariupol për dy muaj, tha ai, duke shtuar se për shpëtimin e tyre “u desh shumë përpjekje, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”.
“Më në fund këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Do të marrin ndihmë”, tha ai. “Aktualisht, trupat ruse nuk po i përmbahen marrëveshjeve” vazhdoi ai. “Ata vazhdojnë sulmet masive në Azovstal. Po përpiqen të sulmojnë kompleksin”, theksoi më tej presidenti.
Sipas raporteve lokale, bombat ruse kanë vazhduar të bien gjatë gjithë evakuimit, i cili ka ndodhur në mënyrë sporadike që nga e diela.
Zelensky vlerësoi gjithashtu aleatët e huaj, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili iu drejtua parlamentit të Ukrainës të martën.
“Këto ishin fjalë shumë të rëndësishme, të ngrohta, miqësore, të fuqishme. Ky është një gjest shumë i sinqertë,” tha ai për fjalimin e Johnsons, duke shtuar mirënjohjen për popullin britanik për mbështetjen e tyre.
g.kosovari