Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, deficiti buxhetor në 2015 ishte 52 miliardë lekë.
Një vit më parë, deficiti buxhetor ishte 71 miliardë lekë. Pra, shtetit i është dashur në 2015-ën të marrë borxh 27% më pak se në 2014-ën raporton Respublica.
Në buxhetin e vitit 2016, parashikohet që deficiti buxhetor të ulet edhe më tej, deri në 34 miliardë lekë.
Pra, pritet që të merret borxh 35% më pak se në 2015-ën.