Qindra të burgosur lufte – përfshirë luftëtarët britanikë të kapur – mund të detyrohen të marshojnë nëpër Sheshin e Kuq të Moskës gjatë paradës ushtarake të Ditës së Fitores më 9 maj.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Times”, duke cituar një institut kërkimor.
Parada vjetore ushtarake e presidentit rus Vladimir Putin mbahet më 9 maj për të shënuar përvjetorin e përfundimit të luftimeve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945.
Çdo vit, mijëra ushtarë rusë marshojnë nëpër sheshin e kuq të famshëm të Moskës, ndërsa tregojnë pajisjet më të fundit të vendit – duke përfshirë tanke, artileri, raketa bërthamore dhe automjete të blinduara – ndërsa avionët luftarakë fluturojnë sipër tyre. TEMA