Neritani ka bërë një rrëfim prekës lidhur me peshën e tij dhe komentet bullizuese. Ai tha se vite më parë ka vuajtur nga depresioni dhe i është dashur të marrë ilaçe. Kjo i shkaktoi atij shtim në peshë dhe prej andej nuk ka mundur të rikthehet në formë. Neritani tha se nuk është ndjerë kurrë aq keq sa është ndjerë kur është bërë pjesë e “Për’puthen” pasi është bullizuar jo vetëm nga publiku por edhe konkurrentët konkretisht Laureta.
Lidhur me këtë Bora tha se njerëzit publikë bullizohen nga kushdo që komenton jetën e tyre pa të drejtë. Moderatorja tha se nuk ka të bëjë thjesht me fakti nëse këto komente i merr apo jo në konsideratë sepse ato ndikojnë në gjendjen psikologjike dhe emocionale.
Ky diskutim në emision vjen pak ditë pasi Beatrix Ramosaj foli hapur publikisht për bullizmin online. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.
Pavarësisht të gjithave, Beatrix dhe Bora bien dakord mbi bullizmin…/PANORAMA