Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i është kundërpërgjigjur ministres për Dialog, Edita Tahiri, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Sipas Gjuriçit, zgjedhjet e shtetit të tij do të organizohen në Kosovë siç janë mbajtur edhe herëve të kaluara. Ndërkohë që Serbia me përkrahjen e OSBE-së në vitin 2014 pati hapur 10 qendra të votimit në Kosovë dhe të drejtën e votës e kanë pasur 107,958 serbë të Kosovës, transmeton “Zeri.info” Ndryshe ministrja, Edita Tahiri, në një deklaratë për medie ka thënë se koha kur Serbia mbante zgjedhje në Kosovë ka kaluar. Paralajmërimet e zyrtarëve të Serbisë se zgjedhjet mbahen edhe në Kosovë, Tahiri i ka quajtur propagandë e brendshme e tyre dhe se kjo nuk vjen në konsideratë.