Gjermania ka ngritur një çështje kundër Italisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për kompensim nga krimet e luftës në kohën naziste.
Berlini thotë se Italia vazhdon të lejojë ngritjen e pretendimeve të tilla në gjykatat e saj pavarësisht një vendimi të vitit 2012 ku çështje të tilla konsiderohen të papranueshme.
Që prej këtij vendimi, mbi 25 çështje për kompensim janë ngritur në gjykatat italiane. Për disa prej tyre, gjykata ka vendosur se Gjermania duhet të paguajë dëmshpërblim.
Gjermania ka ngritur këtë shqetësim në Hagë për shkak të dy çështjeve që janë në proces, që mund të çojë në sekuestrimin e disa pronave të saj në Romë.
Një gjykatë në Itali do të vendosë më 25 maj nëse do të detyrojë shitjen e këtyre pronave, ku përfshihen shtëpi kulturore gjermane, historike dhe institucionet edukimi.
Mosmarrëveshja mes dy vendeve daton prej vitit 2007, kur një gjykata e lartë në Itali vendosi se Gjermania duhet të paguajë 1 milion euro të afërmeve të 9 personave të vrarë nga forcat gjermane në Toskanë në 1944.
Gjermania pretendon se ka paguar miliarda euro dëmshpërblim vendeve të dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore që prej përfundimit të konfliktit në 1945, shkruan BBC.
Në vendimin e 2012, një gjykatë italiane përcaktoi se pretendimet të tilla për kompensim “shkelin detyrimin e saj për të respektuar imunitetin që Gjermania ka nga ligji ndërkombëtar”.
Gjykatës së Hagës mund t’i nevojiten disa vite për shqyrtimin e kësaj çështjeje, por Gjermania kërkon që gjykata të marrë masa për të ndaluar ankandet në Itali për shitjen e pronave të saj.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjendet në Holandë dhe është pjesë e OKB-së. Qëllimi kryesor i saj është që të zgjidhë mosmarrëveshje ligjore mes shteteve./m.j
Edhe tek na, kur erdhi gjermani, dogji përroin e Tërbaçit, dhe prandajza, tërbaçnjonët, u thanë për ujë.
U interesua besniku inë, shoku Hisni Kapo Kapua për këtë çështje, por nuku proftasi gjëkafshë.
Duke dëgjuar këtë punën e talianëve, ta llafosëm fshaçe këtë çështje, e të padisëm në Gjigjin Nderkombëtar, Gjermaninë që na pushtoi, mase i marrëm nonjë lek. Nuku duam shumë, na 2 milion për derë duam.
Shpenzimet e gjigjit to na ë bëjë nipi i shokut Hisni, djali i Verës, çupës tija, Andi Bushati masi ka para të madhe dhe e ka mirë me Sali Berishën që njeh e ka mik për kokë një avukat në Paris.