Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me para, ndihma dhe gjithashtu armë, duke thënë se një qasje paqesore ndaj luftës është “e vjetruar”.
“Unë respektoj të gjithë qajen paqesore, respektoj të gjitha qëndrimet, por duhet të duket cinike për një qytetar të Ukrainës që t’i thuhet të mbrohet kundër agresionit të Putinit pa armë,” tha Scholz në një tubim të Ditës së Majit në Dusseldorf.
Udhëheqësi gjerman paralajmëroi gjithashtu se lufta do të kishte pasoja për furnizimin me ushqim, duke çuar potencialisht “në një krizë urie në mbarë botën”./m.j