Alvaro Merka, autor i vjedhjeve disa banesave e dyqaneve në Kuçovë, është arrestuar nga policia e Beratit.
40 vjeçari ka vjedhur banesën e shtetasit Agim Qoraj, banesën e shtetasit Fatmir Minxha dhe garazhin e shtetasit Nikollaq Ndina, të treja vjedhje në qytetin e Kuçovës në kohë të ndryshme gjatë muajit Prill 2022.
Janë vjedhur sende të ndryshme materiale vegla pune, bizhuteri, pije alkoolike e sende të tjera me vlerë. Autori ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Kuçovës të cilët e kishin denoncuar disa herë për vjedhje banesat e tyre. Kanë qenë kamerat e një banesë që kanë zbuluar 40 vjeçarin dhe më pas shenjat e gishtrinjëve. Materialet i janë referuar prokurorisë për hetim të mëtejshëm. Shqiptarja.com