Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Aliebaj në një prononcim për mediat pas takimit të tij me Donfried, tha se SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja.
“Diskutuam për çështjen e të drejtës dhe luftën ndaj korrupsionin. I shpreha qartësinë tonë për t’i çuar para këto sfida. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme të PD me SHBA, me kënaqësi vura re mbështetjen e kësaj lidhjeje nga zonja. Mora mbështetjen e zonjës, për një opozitë të qëndrueshme, pro amerikane e cila sheh nga e ardhmja.”, tha Aliebeaj.
/b.h