Kuvendi u 30 prillit i gjen të përçarë demokratët.
Për deputetin e PD, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të moderatorit Ylli Rakipi, në MCN Tv, një gjë e tillë është më shumë mundësi që të mbledh të gjithë demokratët dhe të njëjtët të pjesë e Këshillit Kombëtar, përfshirë këtu edhe deputetët, pa u futur në garë.
Ne do të bëjmë disa ndryshime statutore, që do të miratohen që në fillim të Kuvendit, pavarësisht nga pozicioni, do të hyjnë në garë gjithsecili nga ne, përfshirë deputetët për tu zgjedhur anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Situata që u krijua ku një pjesë mbështetën Bashën dhe pjesa tjetër jo, na detyroi ne që të krijojmë një hapësirë për pjesën tjetër të deputetëve, që të jenë edhe ata anëtarë të Këshillit Kombëtar pa u votuar në Kuvend, pra kjo është një mënyrë që u dhamë shanse për tu bashkuar, se u ofrohet mundësia deputetëve të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar pa u futur në garë.
Do të jenë 1100 delegatë që do të votojnë për këshillin e ri kombëtar, një institucion që i hap rrugë ristrukturimit të kupolës së Partisë Demokratike, zgjedh kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet e kësaj partie.
/a.r