Zvicra është shteti i radhës që ka hequr të gjitha kufizimet për shtetasit shqiptarë të vendosura në kuadër të masave kundër pandemisë.
Në një njoftim për mediat, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ky vendim do të hyjë në fuqi nga data 2 Maj.
Njoftimi i MEPJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.
Për informacione më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ
g.kosovari