Ish deputeti dhe gazetari karizmatik Mitro Çela vijon të publikojë pasazhe pikante nga jeta e tij.
Me nota humori dhe doza ironie, ai sjell disa rrëfime të shkurtra ku nuk nguron t’i shkruajë me sinqeritetin e moshës.
Më poshtë po përcjellim një prej shënimeve të tij të fundit ku rrëfen përballjen me një punonjëse seksi gjatë një shëtitje.
Postimi i plotë
Më pëqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhem si puna e Budës: Përtyp ide! Nuk di pse mu kujtua Stalini.
Në veprat e zgjedhura kishte botuar një letër. Ja dërgonte një grua. I shkruante nga një kolkoz, që ishin si biçim kooperativat tona bujqësore…
Kisha arritur tek Gjiri i Kuvave…(E ka zbuluar dhe emrin ja ka vënë Edi Rama…)
Kur frap nga shkurret doli një meso burrë. Në dorë mbante kandarin. E laçkaviti, ngriti xinxhirin dhe u largua me vrap.
-Normale,-mendova.-Ikin vitet. Dobësohen frenat dhe burri hap shalët mes drizave…
Pa tretur mendimet, nga shkurret ja bëhu një grua:
-Ku shkoi i paudhi. Bëme pazar. 10 mijë lekë. Kur mbaroi punë, më hodhi turinjve 5 mijë lekë dhe çau ferrat! Por koka bën koka pëson: Merr paratë, pastaj jep plaçkën.
-Je zonjë me tru!
-Po më pëlqen. Me ty ja vlen të bëj skonto 50 përqind…Hajde!
-Jam 74 vjeç. Nuk më ngre kandari. Është rritur çmimi i viagrave-70 për qind. Na mori në qafë lufta e Rusisë me Ukrinën…
-Lere Ukrainën në hallin e vet. Goja dhe gjuha ime ngjallin të vdekurin nga varri dhe jo më kandarin tënd, që ka rënë në gjumë si gjarpër!…Hajde të shohësh Amerikën. Sepse e di mirë: gratë e sërës tënde një zanat dinë: cip mbi cip!
-Turp është por jam me SID-ë.- Fola sipas variantit të një barcalete!
-Leri broçkullat! Edhe sikur të jesh me sifilis, sëmundja nuk merret nga goja, por nga zogu! Futu në kaçube!
-E di sakllam! Ma ka ënda. Por nuk kam asnjë koqe leku në xhep!
-Po fol, se më nxorre xhanë. Me këtë surrat, gruaja ta bën mirë që nuk të jep…protofolin. Ti, paratë, do i çosh o në kazino, o do shkosh me kurva! Por mua më merr të keqen. Jam zonjë…
U largua. Nisa të eci. Mendja u kthye tek letra e gruas për Stalinin.
-Shoku Stalin! Jetoj ne fshat. Kam tokë dhe lopë. Më erdhën në shtëpi dy burra. Me nishane. Më thanë:
-Mall e gjënë do e futësh në kolkoz!
Ngrita fustanin dhe u thashë:
-Ja ku e kam kolkozin!
Ikën. Pas disa ditëve më erdhi një kartë. Me firmë e vulë. Më quanin: Kulake!
-Shoku Stalin! Më bën derman?!
Vetë Stalini, shkruan. Porosita. “Të falet! E ka një kolkoz! Le ta punojë!”.
/a.r