Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri ka vizituar Kievin në muajin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.
Xhaferri është shfaqur i shoqëruar nga stafi i tij i afërt i veshur me anti-plumb.
Ai ka ndarë një video në rrjetet sociale ku thekson se vizita në Kiev është bërë me ftesë të homologut ukrainas Rusllan Stefançuk.
“Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin.
Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”, shkruan ai./m.j