Këshilli i qytetit të Mariupolit, ka publikuar pamje të tmerrshme nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal ku janë të bllokuar prej disa ditësh civilë, të mitur dhe ushtarë të cilët janë forca e vetme mbrojtëse e qytetit.
Imazhet tregojnë situatën e dëshpëruar të civilëve dhe ushtarëve të plagosur ukrainas të strehuar brenda tuneleve dhe bunkerëve të kompleksit të madh industrial. Fabrika prej katër kilometrash katrorë është bërë vendi i qëndrimit të fundit të mbrojtësve ukrainas të qytetit, ndërsa ata vazhdojnë heroikisht të zmbrapsin sulmet ruse. Kapja e Mariupolit do t’i lejonte rusët të krijonin një korridor tokësor midis rajoneve të Donbasit që ai kontrollon dhe Krimesë, si dhe do të siguronte akses në Detin Azov.
Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit, ka të paktën 2,000 civilë të strehuar në uzinë, së bashku me marinsat e plagosur dhe mjekët.
“Kështu duket spitali në një nga strehimoret e Azovstal. Foto të tmerrshme, por bota duhet të dijë se çfarë po ndodh. Ata janë nën zjarr 24 orë në ditë nga ushtria ruse, në vazhdimësi. Dhe nuk është vetëm personeli ushtarak në uzinë. Shumica e njerëzve janë civilë.
Ka të paktën 2000 civilë në fabrikën Azovstal, gra, fëmijë dhe të moshuar. Ka shumë të plagosur, në kushte josanitare dhe të tmerrshme, pa mjekim. Mungesa e ujit të pijshëm dhe ushqimit është katastrofike. Njerëzit duhet të shpëtohen menjëherë”, deklaroi këshilli i qytetit, raportuan mediat britanike.
Mariupoli i është nënshtruar një rrethimi dhe bombardimi brutal nga forcat ruse, të cilat rrethuan qytetin në fillim të marsit.
Kryqi i Kuq e përshkroi situatën atje si apokaliptike dhe autoritetet ukrainase kanë akuzuar Moskën se ka krijuar qëllimisht një krizë të madhe humanitare në qytet./m.j
Kremlini u tha civilëve të dilnin pa kushte disa herë,por neonazistët e grupit Azov po i përdorin ato për mburoja njerëzore.Jo vetëm ushtarakë të batalionit Azov janë brenda,por janë dhe 400 ushtarakë të NATOS të bllokuar dhe prandaj e ngre zërin Zelenski.Verifikojeni jo vetëm nga burime të njëanshme, por nga mediat ndërkombëtare prestigjioze që rrëfejnë bëmat idioteske të Bajden NATO, Blinken,,Von der Lain, të Putinit.Nuk e kuptoni që luftojnë 80 shtete(50 amerikane + 30 evropiane) kundër 1 shteti të vetëm Rusia.Më vjen keq vetëm për jetët e humbura padrejtësisht nga të dyja palët.
Nuk ju bëri përshtypje që shefi i OKB nuk e takoi Zelenskin dhe pse Zelenski ii lut të takonte atë të parin dhe jo Putin gjakatar? Si i kuptoni fjalët e Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp me Gueteres ( Kryetar i OKB).Po të vijnë kaskat blu të OKB në Ukrainë e gjithë bota do të shohë të vërtetën makabre të forcave ushtarake ukrainase kundër popullsisë civile ruse të pambrojtur.Kush ma komenton këtë se nuk e kam kuptuar si duhet